Baza ligjore
Kalkulatori zbaton aktet më poshtë. Lidhja "Fletorja Zyrtare" hap tekstin e konsoliduar në qbz.gov.al, me të gjitha ndryshimet në fuqi.
Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi (TAP)
-
Ligji Nr. 29/2023 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar
Zbritjet me deklaratën e statusit personal (50,000 / 35,000 / 30,000 Lekë në muaj), normat 13% deri në 2,040,000 Lekë në vit (170,000 në muaj) dhe 23% mbi to, deklarata vjetore për të dypunësuarit (nenet 22–24, 66–67).
-
Udhëzimi i përgjithshëm Nr. 26, datë 8.9.2023 "Për tatimin mbi të ardhurat"
Deklarata e statusit personal nënshkruhet vetëm te një punëdhënës; te tjetri TAP mbahet 13% që nga leku i parë. Shembujt e të dypunësuarit dhe formulari i deklaratës (pikat 22–24, 65–66, aneksi 7).
-
Ndryshimet e Udhëzimit Nr. 26/2023: Nr. 4, datë 4.2.2025 · Nr. 24, datë 6.11.2025 · Nr. 9, datë 12.3.2026
Formulari i ri i listëpagesës: baza e TAP është paga bruto minus kontributi në fondin e pensionit vullnetar (kolona 26, deri në pagën minimale) dhe zbritja e deklaratës së statusit personal (kolona 27). Shembuj të rillogaritjes vjetore për të dypunësuarit. Kur njëri punësim është në administratën shtetërore, deklarata e statusit personal paraqitet te ai punëdhënës (pika 66.1.1).
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
-
Ligji Nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar
Kontributet brenda pagës minimale dhe maksimale; paga maksimale rritet me të njëjtën shumë si paga minimale (nenet 9–10).
-
VKM Nr. 77, datë 28.1.2015 "Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor", i ndryshuar
24.5% sigurime shoqërore (15% + 9.5%), 23.3% për më pak se 87 orë në muaj, 3.4% sigurime shëndetësore mbi pagën por jo nën pagën minimale; i vetëpunësuari 23% + 3.4% e dyfishit të pagës minimale; kontrata më e shkurtër se një javë 0.3% + 3.4% mbi pagën reale.
-
Udhëzimi Nr. 23, datë 9.12.2014 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore", i ndryshuar
Kategoritë e punonjësve në listëpagesë, normat sipas degëve të sigurimit (13.92% + 9.38% për më pak se 87 orë), baza minimale e sigurimit shëndetësor dhe ndarja e kontributeve për të dypunësuarit.
-
Ligji Nr. 9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar
Deklarimi, afatet e pagesës, kamatëvonesat dhe gjobat. Nuk ndikon në shumat që llogarit kalkulatori.
Paga minimale
-
VKM Nr. 776, datë 19.12.2025 "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi"
Paga minimale 50,000 Lekë në muaj për 174 orë pune (287.3 Lekë në orë), në fuqi nga 1 janari 2026.
Si u verifikua
Përveç akteve, llogaritja krahasohet me listëpagesa reale të deklaruara në e-Filing për muajin tetor 2026 (punonjës me dhe pa deklaratë statusi personal, me më pak se 87 orë, me pagë mbi bazën maksimale dhe i vetëpunësuar), me shembujt e Udhëzimit Nr. 26/2023 dhe të ndryshimit Nr. 24/2025 për të dypunësuarit dhe me tabelën e pagave të zyrës. Të gjitha këto janë teste automatike që ekzekutohen para çdo publikimi.
Kalkulatori nuk mbulon: punonjësit IT në parqet teknologjike, raportet e paaftësisë, kontributet në fondin e pensionit vullnetar dhe zbritjet që kërkohen vetëm në deklaratën vjetore (fëmijët në ngarkim, arsimi).