Pagat nga KONSULENCE.AL

Kalkulatori i pagës

Nga paga bruto, neto ose kosto totale e punësimit: sigurimet, TAP dhe sa derdhet në muaj.

Paga mujore

Lekë
Kur punëmarrësi e ka nënshkruar te ky punëdhënës, bruto deri në 50,000 nuk tatohet dhe mbi të zbriten 35,000 ose 30,000 Lekë nga baza e TAP. Nënshkruhet vetëm te një punëdhënës; te tjetri TAP është 13% e të gjithë brutos që nga leku i parë.
Më shumë opsione Orë pune, dy punëdhënës, kontratë e shkurtër, fillim ose largim brenda muajit, i vetëpunësuar
Paga minimale ligjore është 287.3 Lekë në orë (VKM Nr. 776), deri në 50,000 Lekë për 174 orë. Nën 87 orë në muaj është kategoria 2 në listëpagesë: pa degët sëmundje dhe papunësi, sigurimet shoqërore 13.92% punëdhënësi dhe 9.38% punëmarrësi. Baza e kontributeve mbetet jo më pak se 50,000 Lekë, sido që të jenë orët.
orë

I punësuar edhe te një punëdhënës tjetër. Sigurimet shoqërore ndahen midis dy punëdhënësve që shuma të mos kalojë bazën maksimale (kategoritë 8, 9, 10). Deklarata e statusit personal nënshkruhet vetëm te njëri; kur njëri punësim është në administratën shtetërore, te ai. TAP rillogaritet në deklaratën vjetore.
Kategoria 24: kontratë pune me afat më pak se një javë gjatë vitit (VKM 77/2015, pika 5). Sigurime shoqërore 0.3% vetëm nga punëdhënësi dhe 3.4% sigurime shëndetësore (1.7% + 1.7%), të dyja mbi pagën reale, pa bazë minimale. TAP llogaritet si zakonisht. Vlen për punë të rastit, jo për punë që përsëritet çdo muaj.
Kategoria 6 (fillim) ose 7 (largim) në listëpagesë. Kontributet llogariten mbi pagën e ditëve të punuara (VKM 77/2015, pika 6), me normat e zakonshme dhe pa minimumin e plotë prej 50,000, siç konfirmon një listëpagesë reale e kategorisë 7. Kur paga është shumë e ulët, baza merret jo më pak se 50,000 × ditët e punuara ÷ ditët e muajit; ky minimum proporcional është interpretim i ligjit.
Kontributet e të vetëpunësuarit (kategoria 2.5/017): 23% sigurime shoqërore mbi bazën që zgjedh (jo më pak se 50,000) dhe 3.4% shëndetësore mbi 100,000. TAP në listëpagesë është 0.

Rezultati

Paga neto0
Paga bruto0
Kosto për punëdhënësin0

Neto e pagueshme 0 Total kontribute dhe TAP 0

Punëmarrësi

Sigurime shoqërore (9.5%)
0
Sigurime shëndetësore (1.7%)
0
Baza e tatueshme për TAPBruto minus zbritja e deklaratës së statusit personal (deri në 50,000 e gjithë paga; 35,000 për 50,001–60,000; 30,000 mbi 60,000). TAP: 13% deri në 170,000 të kësaj baze dhe 23% mbi të.
0
Tatimi mbi pagën (TAP)
0
Gjithsej ndalesa nga paga
0

Punëdhënësi

Sigurime shoqërore (15%)
0
Sigurime shëndetësore (1.7%)
0
Gjithsej kontribute të punëdhënësit
0

Gjithsej

Për t'u derdhur (sigurime + TAP)Ndalesat nga paga + kontributet e punëdhënësit. Është shuma e kolonës 32 të listëpagesës në e-Filing.
0

Deklarohet dhe paguhet deri më 20 të muajit pasardhës; biznesi i vogël, çdo tremujor deri më 20 të muajit pas tremujorit.

Keni nevojë për listëpagesat e kompanisë?

KONSULENCE.AL përgatit listëpagesat, deklaratat e kontributeve dhe TAP-it në e-Filing çdo muaj.

Na kontaktoni

Përllogaritje informuese sipas rregullave në fuqi për vitin 2026 (paga minimale 50,000 Lekë, baza maksimale e sigurimeve shoqërore 186,416 Lekë). Nuk zëvendëson këshillën profesionale. Rregullat u verifikuan më 18.11.2026 me listëpagesat e e-Filing dhe aktet në bazën ligjore.